LIGJI PËR KUVENDIN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Shërbimi për hulumtim dhe informim e themeluar në bazë të parimeve të paanësisë, disponueshmërisë dhe kredibilitet

LIGJ PËR KUVENDIN
XII. SHËRBIMI I KUVENDIT
Neni 42

1) Për përforcimin e kapacitetit të vet ligjdhënës dhe mbikëqyrës analitik-hulumtues Kuvendi themelon njësi të veçantë organizative (institut parlamentar).

2) Puna e njësisë së veçantë organizative nga paragrafi (1) i këtij neni rregullohet me akt të veçantë të cilin e miraton Sekretari i përgjithshëm, në bazë të qëndrimeve dhe udhëzimeve të harmonizuara nga koordinimi i Kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve, në afat prej tre muajsh nga hyrja në fuqi e këtij ligji.

3) Njësia e veçantë organizative (instituti parlamentar) paraqet qendër hulumtuese e cila u siguron deputetëve hulumtime dhe analiza profesionale në kohë, objektive dhe të pavarura për ushtrimin e funksionit deputet.

4) Gjatë angazhimit të personave në institutin parlamentar, duhet të mbahet llogari për zbatimin e parimit të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në të gjitha nivelet në bazë të respektimit të kriterit për profesionalizëm dhe kompetencë.

5) Deputetët që flasin gjuhë të ndryshme nga gjuha maqedonase dhe të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë, materialet e përgatitura nga Instituti Parlamentar i marrin edhe në gjuhën dhe në alfabetin e tyre. Me kërkesën e deputetit, materialet përkthehen edhe në gjuhë të tjera botërore.

6) Instituti parlamentar bashkëpunon me organet e administratës shtetërore dhe me institucionet në funksion të grumbullimit me kohë të materialeve dhe informatave, të cilat nuk janë me karakter sekret.

7) Menaxhim dhe mbikëqyrje mbi punën e institutit parlamentar bën Këshilli drejtues i përbërë nga koordinatorët e grupeve të deputetëve, Sekretari i përgjithshëm i Kuvendit dhe përfaqësues të caktuar nga koordinimi i Kryetarit të Kuvendit me nënkryetarët dhe koordinatorët e grupeve të deputetëve.

8) Njësia organizative e veçantë (instituti parlamentar) për punën e vet i paraqet raport vjetor Këshillit drejtues dhe Kryetarit të Kuvendit.

9) Kuvendi siguron kushte për zbatimin e e-parlamentit në punën e vet.

10) Kuvendi siguron kushte për punë të bibliotekës parlamentare.

Copyright 2025 © - National Democratic Institute - All rights reserved